Loading…

Të rinjtë që nuk punojnë në Francë, do të marrin 500 euro në muaj

  • 03/11/2021 | 08:49

Të rinjtë që nuk punojnë në Francë, do të marrin 500 euro në muaj

Presidenti francez, Emanuel Macron ka shpallur një ofertë parazgjedhore për të rinjtë duke prezantuar në rrjetet sociale “kontratën e angazhimit” që ka të bëjë me personat e moshës 16 deri në 26 vjeç që janë, të papunësuar.


Presidenti francez ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se kjo kontratë për të rinjtë do të hyjë në fuqi më 1 mars 2022.

“Të rinjtë që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë kompensim mujor prej 500 eurosh, në këmbim të trajnimeve. Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur 15 deri në 20 orë trajnim në javë për të zbuluar një profesion, për t’u trajnuar dhe për të gjetur një punë”, ka shkruar Macron në Facebook.

Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, qeveria Macron po promovon kontratën për të rinjtë në një kohë kur vendi është në periudhën parazgjedhore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë