Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri.
Një i ri 21 vjeçar humbi jetën pasi e mbyti rryma elektrike, transmeton gazetametro.net
Ai ishte duke vënë një kabllo të internetit te trafoja elektrike, kur ra në kontakt me rrymën. Djali u përplas në tokë dhe për shkak të goditjes së fuqishme vdiq menjëherë.
Të afërmit e të ndjerit 21 vjeçar Sheremet Istrefi, thonë se tashmë i ndjeri ankohej për kushtet e punës.
Ai ankohej se kishte problem të ngjitej në shtylla elektrike, pasi nuk kishte pajisje për punë, dhe nuk pati as ditën kur vdiq. /gazetametro.net