Loading…

Të shqetësoheni pa nevojë për shëndetin tuaj mund t’ju shkaktojë sëmundje të zemrës

  • 18/11/2019 | 15:36

Të shqetësoheni pa nevojë për shëndetin tuaj mund t’ju shkaktojë sëmundje të zemrës

Dieta jo e shëndetshme, çrregullimi i ankthit dhe mënyra e jetesës janë disa nga faktorët e njohur të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, mirëpo ankthi shëndetësor mund të iu vë në po të njëjtin rrezik, transmeton Gazeta Metro.


Një studim i fundit norvegjez tregon se njerëzit që vuajnë nga ankthi shëndetësor janë të shqetësuar në mënyrë të pamëshirshme për të pasur ose për të marrë një sëmundje serioze pavarësisht mungesës së ndonjë simptome fizike.

Besohet se njerëzit që janë të vetëdijshëm për shëndetin e tyre do të ishim më pak të prekshëm nga këto rreziqe, pasi që kanë mundësi të jenë pro-aktivë për t’u kujdesur për veten e tyre . Mirëpo, gjetjet e këtij studimi janë mjaft kontradiktore, duke sugjeruar që ankthi shëndetësor mund të ketë një efekt të kundërt.

Ankthi shëndetësor mund të ndikojë në mënyrë indirekte gjithashtu

Shqetësimi i panevojshëm për shëndetin tuaj është një faktor rreziku në vetvete. Njerëzit me ankth kanë më shumë gjasa të kenë zakone jo të shëndetshme si pirja e duhanit, të hanë dobët ose të mos bëjnë ushtrime të mjaftueshme fizike.

Si rezultat i të gjithë kësaj del që një sulm ankthi ndan shumë nga simptomat e tij me një sulm në zemër. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë