Loading…

Të shtëna me armë në Deçan, Istog e Junik: Policia sekuestron municion, arrestohen tre persona

  • 10/08/2026 | 17:10

Të shtëna me armë në Deçan, Istog e Junik: Policia sekuestron municion, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka intervenuar në tri raste të ndara të raportimit për të shtëna me armë në Deçan, Istog dhe Junik, ku janë ndaluar tre persona, transmeton Gazeta Metro.


Në Strellc të Deçanit, pas raportimit për të shtëna gjatë një ahengu, policia ka sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe tri gëzhoja. Në Istog, gjatë kontrollit të një personi, janë gjetur një pistoletë, një karikator dhe katër fishekë.

Ndërkohë, në lagjen Goçaj të Junikut, pas raportimit për të shtëna, zyrtarët policorë kanë arrestuar një person, të cilit i janë konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe dy fishekë.

Të tre personat janë liruar pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa policia ka kërkuar nga qytetarët që të mos përdorin armë gjatë ahengjeve dhe ka paralajmëruar masa ligjore ndaj shkelësve.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon tek tё gjithё qytetarёt qё, gjatё organizimit tё ahengjeve dhe festimeve tё tjera, tё pёrmbahen nga pёrdorimi i armёve, Policia e Kosovёs do tё ndёrmarrё masa ndaj tё gjithё atyre qё pёrdorin armё nё menyrё tё kundёrligjshme”, thuhet në njoftimin e PK-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë