Loading…

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një person i lënduar

  • 09/04/2026 | 11:00

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një person i lënduar

Policia e Kosovës ka informuar për një rast sulmi me armë në një lokal në Pejë, si pasojë e të cilit u shkaktuan dëme materiale, e një person përfundoi i lënduar, shkruan Gazeta Metro.


Në raportin e Policisë bëhet e ditur se një person ka kanosur të pranishmit në një lokal, dhe ka sulmuar një person tjetër aty, duke i shkaktuar lëndime,

I dyshuari, shton Policia, ka shtënë me armë zjarri duke dëmtuar xhamat e lokalit.

“Pejë / 08.04.2026 – 00:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. I dyshuari poashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar Policia në raportin e saj”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë