Para pak minutash në Lagjen e Muhaxherëve, të kryeqytetit kanë ndodhur të shtënë ku një përson ka mbetur i plagosur, transmeton Gazeta Metro.
Policia ka raportuar se rreth orës 15: 30 kanë marre informata se në rruhën Ali Kelmendi”, në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri dhe pasi policia ka dalur në vendin e ngjarjës e kane gjetur një përson të gjinisë mashkullore, të plagosur. Përsoni është dërguar tretman mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 15:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën “Ali Kelmendi”, në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kanë hasur në një person, mashkull D.K, 27 vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit. Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohe që hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin si dhe identifikimin e personave te dyshuar”, ka thënë ëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës./gazetametro.net