Loading…

Detaje për përleshjen me armë mes dy grupeve në Prishtinë (Foto/Video)

  • 12/04/2017 | 22:18

Detaje për përleshjen me armë mes dy grupeve në Prishtinë (Foto/Video)

E Plotësuar- 22:36

Një incident me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën UÇK në Prishtinë. Sipas informatave të para ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve.


“Ju njoftojmë se me datën 12.04.2017 rreth orës 21:27 në rugën “UÇK” janë dëgjuar të shtëna me armë. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në dy gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Në bazë të informacioneve të deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell gazetametro.net

Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante policore, hetuesia dhe krimtenika, të cilët po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përcjell gazetametro.net

Pak çaste më parë ka pasur të shtëna me armë të lagja Qafa në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Metro edhe policia e Kosovës. Aty deri më tani nuk raportohet për të lënduar.


Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi pasi ka konfirmuar rastin për Gazeta Metro ka treguar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të një arme që si dihet lloji deri më tani.

te-shtena-1

Krasniqi shtoi se arsyet e ngjarjes nuk janë të ditura.

Fotografitë dhe video nga terreni janë bërë nga gazetari i Gazetës Metro.

te-shtena-3

te-shtena-3

policica-ballina

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë