Loading…

Të shtëna me armë zjarri në Deçan: Një person mbetet i plagosur

  • 12/11/2021 | 16:24

Të shtëna me armë zjarri në Deçan: Një person mbetet i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur në Komunën e Deçanit, sot rreth orës 15:15, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar Policia për Gazeta Metro.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Metro se ngjarja ndodhi në rrugën Luan Haradinaj në Deçan, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe i plagosur mbeti një person.

I plagosuri është dërguar në QKMF-Deçan, derisa i dyshuari është arrestuar, thuhet në njoftimin e policisë për Metro.

”Sot me daten 12.11.2021 rreth orës 15:15, Policia është informuar se në rr. Luan Haradinaj në Deçan ka pasur të shtëna me armë zjarri me çrast ështe plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar në QKMF-Deçan, i njejti është transportuar në Spitalin Rajonal Pejë, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Deçan”, thuhet në njoftimin e policisë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë