Loading…

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy persona të lënduar

  • 28/10/2019 | 11:57

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy persona të lënduar

Një person, pjesë e një grupi të panjohur ka shtënë me armë në një përleshje fizike me dy persona gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje e cila ka arritur deri te sulmi fizik nga disa persona të panjohur ndaj dy individëve.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Q.K.U.K. për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar.

Raporti i plotë:

“Pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, ku përveç sulmit njëri nga ta ka shtënë me armë. Njëri nga viktimat pëson lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar.” /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë