Një person është plagosur me armë zjarri gjatë pasdites e sotme në Podujevë, shkruan Gazeta Metro.
Si pasojë e plagëve të marra, i njëjti është duke marrë trajtim mjekësor pas plagëve të marra.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tutje tha se njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë duke zhvilluar hetime.
“Më 23.05.2020 në orën 16:16 kemi pranu një informatë se një person është i plagosur në Rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë duke zhvilluar hetime për rastin”.
“Një person është dërguar për trajtim mjekësor dhe për gjëndjen e tij mund të iu referoheni autoriteteve shëndetsore” deklaroi Hoxha.