Një 33 vjeçar, shtetas nga Kosova është qëlluar me armë zjarri pas një grindje me dy persona të tjerë në München të Gjermanisë.
Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje rreth orës 21:45 në Neuherbergstraße në qoshën e rrugës Schleißheimerstraße.
Siç raporton zeitung-műnchen.de, i dyshuari i tentativës për vrasje dhe bashkëpunëtori i tij ikën pa u zbuluar pavarësisht një ndjekjeje policore në shkallë të gjerë. Ekipi i hetuesisë po merret me rastin, raporton albinfo.at.
Gjendja e 33-vjeçarit nuk është në rrezik për jetën.