Loading…

Të shtunën dhe të dielën vazhdon testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe

  • 20/05/2022 | 12:05

Të shtunën dhe të dielën vazhdon testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për veturat, shkruan Gazeta Metro.


Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve :
– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit
Po në këto data, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivalin e Pranverës”:
– Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.
– Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.

Më poshtë njoftimi nga Komuna. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë