Në seancën kosntituive janë betuar deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11 të Kuvendit të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, transmeton Gazeta Metro.
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, shkruan në tekstin e Betimit.
Pas betimit ndërkohë u shpërndanë deputetët.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e shtyu seancën konstituive pas kërkesës së Kurtit për kohë për arritjen e një marrëveshjeje./gazetametro.net