Loading…

Teas i bëhet ftesë të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”, ja vendimi i saj?

  • 09/10/2021 | 21:16

Teas i bëhet ftesë të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”, ja vendimi i saj?

Ditën e sotme, moderatorja Dojna Mema ka qenë e ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’ në Top Channel.


Ajo ka folur ekskluzivisht për autorësinë dhe moderimin e Fun Club që pritet të fillojë së shpejti. Veç kësaj në fund të emisionit ka vendosur tu bëjë një rreng vajzave.

Ajo ka nxjerrë një zarf të Big Brother, teksa brenda shkruhej se: Tea ishte ftuar si banorja më e re për tu bërë pjesë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kjo gjë ka shkaktuar hutim dhe emocione nga vajzat, të cilat nuk e kanë pritur aspak këtë situatë. Madje Olesia ka reaguar duke pyetur Tean nëse do të largohej nga emisioni.

Pas disa momentesh suspance, Dojna ka treguar se kjo ka qenë thjesht një shaka dhe duke qeshur i kanë kërkuar Teas që të qetësohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë