Së shpejti në Teatrin e Gjilanit do të shfaqet vepra origjinale “im At, e donte Adolfin”.
Kjo dramë vjen nga bashkëpunimi i dy figurave të njohura të kulturës në Kosovë, nga regjisori i famshëm Ilir Bokshi i cili me skenar të shkrimtarit dhe publicistit Mehmet Kraja do të dramatizojë romanin e Mehmet Krajës, me të njëjtin emër.
Ngjarja e kësaj drame është e vendosur në Luftën e Dytë Botërore, dhe në shfaqje ka problem kufijsh, probleme të ndarjes së Shkodrës dhe Krajës, ku Shkodra mbetet në Shqipëri, e Kraja në Malin e Zi.
“Vetë autori vjen nga Kraja, kështu që ky është problemi bazik. Si dramatizim është bukur fragmentar dhe po mundohem që të gjej një zgjidhje alternative dhe shfaqja me qenë alternative”, ka thënë regjisori Ilir Bokshi.
Regjisori Bokshi ka postuar në llogarinë e tij në facebook që shfaqja së shpejti do të mund të ndiqet në Teatrin e Gjilanit./gazetametro.net