Loading…

Dramë te Noterja: Nagavci i kërkon të tretin për VV’në në KQZ, Haxhiu luan neutralen

  • 08/04/2026 | 17:18

Dramë te Noterja: Nagavci i kërkon të tretin për VV’në në KQZ, Haxhiu luan neutralen

Lëvizja Vetëvendosje ishte në rolin kryesor të mërkurën në të dy krahët e çështjes që pritet të jetë temë e kontestuar dhe dramë e parë tashmë e hedhjes së fajit nga njëra anë në tjetrën, përcjell Gazeta Metro.


Derisa drama për faqet e presidnecës në Facebook ishte më prioritare si duket për t’u diskutuar, kjo tashmë e para dhe e shqyrtuara që ua la Vjosa Osmani-Sadriu si minë para se të dilte pavarësisht se kishte precedan paraprakisht për të vendosur po lihet anash disi. Ose po tentohet në dukje të lihet anash.

Megjithëse rregullat e përcaktojnë se zgjidhen anëtarët dhe sa u takojnë secilit subjekt tashmë edhe nga përvojat e kaluara Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të shtyjë këtë temë sërish.

“Anëtarit të paemëruar tashmë nga presidentja Osmani, është e drejtë që i takon Lëvizjes Vetëvendosje bazuar në gjithë legjislacionin në fuqi, bazuar në rezultatin zgjedhor dhe forcave proporcionale të partive në Kuvend. Pra, përbërja e KQZ-së përfaqëson vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje të lira, dhe ne presim që ushtruesja e detyrës së presidentes, gjegjësisht zonja Haxhiu, sa më parë ta emërojë anëtarin e radhës në KQZ, që duhet të jetë propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe unë besoj që zonja Haxhiu do ta bëjë shumë shpejt këtë. Nëse jo, natyrisht si Lëvizje na duhet ta adresojmë edhe këtë”, tha ajo.

Zonja ushtruese e detyrës së liderit të vendit, Haxhiu vendosi të nxirret nga debati publik si në çështjen e faqeve zyrtare të presidencës me shmangie të temës.

“Jam duke i trajtuar çështjet me prioritet, mendoj se një process kushtetues që ka filluar më herët është dashur të përmbyllet me Vjosa Osmanin. Nuk është në rregull që ka mbetur e papërfunduar. Unë jam njoftuar me çështjet prioritare, që duhet t’i trajtojmë. Sapo të kemi një analizë, do të veprojmë me kohë.”

Derisa edhe çështja e presidentit të vendit nuk pritet të shkojë drejt një zgjidhjeje së paku nga ajo që është parë në publik e vetë vendosja e Albulena Haxhiut shihet si një manovër e LVV’së për të zënë poste në qeverisjen e vendit dhe jo vetëm në KQZ, tashmë ka skepticizëm se edhe kjo çështje do të mund të shkonte në favor të VV’së pavarësisht se a do të rrëzohej më pas nga Gjykata Kushtetuese duke pasur parasysh qasjen e deritanishme shpërfillëse të LVV’së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë