Loading…

Teatër: Premiera e ‘im atë e donte Adolfin’ në Gjilan

  • 01/12/2016 | 14:15

Teatër: Premiera e ‘im atë e donte Adolfin’ në Gjilan

Në ora 20:00 të enjten, mund të ndiqni premierën e veprës origjinale ‘im at, e donte Adolfin’ në Teatrin e Gjilanit.


Kjo dramë vjen nga bashkëpunimi i dy figurave të njohura të kulturës në Kosovë, nga regjisori i famshëm Ilir Bokshi i cili me skenar të shkrimtarit dhe publicistit Mehmet Kraja do të dramatizojë romanin e Mehmet Krajës, me të njëjtin emër.

im-at-e-donte-adolfin

Ngjarja e kësaj drame është e vendosur në Luftën e Dytë Botërore, dhe në shfaqje ka problem kufijsh, probleme të ndarjes së Shkodrës dhe Krajës, ku Shkodra mbetet në Shqipëri, e Kraja në Malin e Zi.

“Vetë autori vjen nga Kraja, kështu që ky është problemi bazik. Si dramatizim është bukur fragmentar dhe po mundohem që të gjej një zgjidhje alternative dhe shfaqja me qenë alternative”, ka thënë regjisori Ilir Bokshi./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë