Teatri i qytetit në Pejë “Istref Begolli” mbetet pa drejtor.
Që nga dita e enjte teatri i qytetit të Pejës “Istref Begolli” ka mbetur pa drejtor. Zyrtari në Drejtorinë e Kulturës në Pejë, Faik Zekaj, i ka thënë gazetës Koha Ditore se drejtori i deritashëm i teatrit, Nimon Muçaj, një ditë më parë ka dalë në pension.
Sipas Zekajt, Këshilli Drejtues i Teatrit tashmë ia ka dërguar kërkesën kryetarit të Komunës së Pejës që të përcaktojë një ushtrues detyre të drejtorit të Teatrit, derisa të shpallet konkursi për postin e drejtorit.