Loading…

Teatri Oda shënoi 14 vjetorin e themelimit

  • 14/03/2017 | 22:50

Teatri Oda shënoi 14 vjetorin e themelimit

Teatri Oda sot shënoi 14 vjetorin e themelimit, me një numër të madh të shfaqjeve me sjelljen e qindra artistëve që interpretuan aty.


Ky teatër është themeluar në fund të vitit 2002 me iniciativë të Lirak Çelaj që ishte aktor, dhe Florent Mehmeti, regjisor. Kurse më 1 Mars 2003 u shfaq premiera e parë e ODA-së me shfaqjen “Monologët e Vaginës”.

Florent Mehmeti në fjalën e tij hapëse falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje, duke e treguar në njëfarë forme rrugëtimin e këtij teatri që tash e 14 vite është funksional, dhe përmes 3 fotografive ai e tregoi një arritje të ODA-së.

Fotografitë që kishte zgjedhur ai ishin këto:

17352642_1399750016752871_1283803497_n

“Para 3 viteve në Skoci e kemi shfaqur “Muret e padukshme” në njërën prej festivaleve më të mëdha në botë që bëhet atje, dhe vetë pronari i tij zoti Robert ka qëndruar, shumë afër me ne, saqë të gjithë aktorët aty janë çuditur pse ky është kaq i afërt me ne të Teartit Oda. Pastaj ai na pyeti neve se çfarë mund të bëj diçka për t’u solidarizuar me ne, dhe propozoi për ngjitjen e flamurit në majën e kësaj ndërtese në shenjë solidrizimi dhe respekti për teatrin Oda. Dhe kështu ata disa miq që na erdhën nga Londra i sollën dy flamuj, një të Kosovës dhe një të Shqipërisë, dhe ata flamuj kanë qëndruar një muaj atje lart, derisa është kryer festivali” shpejgoi fotografinë e parë Mehmeti.

17274203_1399749950086211_238275267_n

Në këtë hartë shihet Evropa, në të cilën paraqitet edhe Teatri Oda nga Kosova. Në këtë hartë teatry ynë është i vetmi teatër nga Ballkani që jemi pjesë e këtij partneriteti zyratarisht nga viti 2009. Kjo hartë paraqet artin në hapësirë evropian dhe pikërisht Kosova është këtu.

“Ky partneritet është platformë përfaqësuese e artit në hapësirë publike në nivel evropian, dhe që bëhet një punë bukur e madhe, ku ne promovojmë artistë në këtë nivel dhe i sjellim edhe publikut të Prishtinës”, shtoi më tutje Florent Mehmeti.

17321457_1399750053419534_717297325_nNdërsa në fotografinë e tretë ishin paraqitur 3 voglush të cilin ishin aktorë të rregullt në këtë teatër, gjithashtu edhe imazh i përvjetorit të nëntë të Kosovës”.

Në 14 vjetorin e themelimit të Tearit Oda, u tha se pikërisht ky teatër ka shfaqur dhe promovuar qindra artistë që sot janë në majën e suksesit, duke e veçuar në hyrje edhe Lirak Çelaj i cili ishte bashkëiniciator i këtij themelimi dhe ndër aktorët e parë që dhanë shfaqje të ndryshme atje.

Gjithashtu u prezantua edhe ndryshimi i ODA-së dhe u dha një një video e cila flet në mënyrë vizuale pak sekona për mënyrën e funksionimit të Teatrit Oda, dhe ndryshimit të saj. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë