Loading…

Teatri Kombëtar vitin e ardhshëm me 11 premiera

  • 25/12/2016 | 10:20

Teatri Kombëtar vitin e ardhshëm me 11 premiera

Gjashtë prej tyre ne skenën e madhe të TKK-së e gjithsej do të jenë 11 premiera që do të prezantohen në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kështu kanë njoftojnë drejtuesit e këtij institucioni për media, transmeton gazetametro.net


Disa nga shfaqjet do të prezantohen para publikut të këtij institucioni në 2017-ën, “I ligu për mend” tekst i Gjergj Fishtës, “Ballkan Bordel” nga dramaturgu Jeton Neziraj, “Don Quijot i kohës sonë” nga Tariq Ali, “Arturo UI: Historia e një karriere që mund të frenohej” e Bertold Brecht, “Pasioni” i Sabri Hamitit dhe shfaqja“Njeriu që mungonte” e Zymber Kelmendi. E në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të prezantohen edhe pesë shfaqje të tjera.

“Sadomazo” nga Dhurata Hoti, me regji të Kreshnike Osmanit, “Dëshira Tours” nga Tenesi Uilliams me regji të Ardi Mejzini,“Të Harruarit” nga Dafina Halili dhe regjisorja Shkurta Aliu, “Zoti i masakrës” nga Jasmina Reza, me regji të Besfort Idrizit, “Një përmendore për Gomarin” nga Ali Mehmetaj dhe regjisorja Natyrë Kallaba. Shfaqja “Gazetarja e kulturës vetëvritet” nga Idlir Azizaj me regji të Alban Beqirajt kjo ishte premiera e fundit e TKK./ gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë