Loading…

Tejkaloi në vijë të plotë, personit i merret patentë shoferi për tre muaj

  • 02/02/2023 | 12:56

Tejkaloi në vijë të plotë, personit i merret patentë shoferi për tre muaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një personi, i kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro, dhe i kanë konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes në afat prej tre muajsh, shkruan Gazeta Metro.


‘‘Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut’’, thuhet pos tjerash në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merren patentë shoferi për tre muaj

Gjilan, 02 shkurt 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë