Teknologjia çdo ditë e më shumë po përparon, si në fushën e celularëve ashtu edhe në makina e mjete tjera që po ndihmojnë aktivitetet tona.
Sot, pas çdo suksesi të njerëzve fshihet puna e teknologjisë, dhe merita e madhe e saj në jetën tonë, duke e ditur se sot pothuajse është e pamundur jeta pa të, transmeton Gazeta Metro
Më poshtë ju sjellë disa mendime të njerzëve që do të ndryshojnë rrjedhjen e jetës me zbulimet e tyre, dhe që priten të funksionalizohen brenda këtij viti:
Një shërbim taksie pa shofer vjen të shpëtojë njerëzit nga trafiku. “Mendojmë se duke kombinuar udhëtimin në ajër dhe tokë do ta shfrytëzojmë më mirë hapësirën e qyteteve tona”, thotë Mathias Thomsen, i firmës “Airbus Urban Air Mobility”. Një kapsulë për rrugën, qiellin dhe shinat është ëndrra e kompanisë së dizenjimit të makinave “Italdesign”, që u paraqit në panairin e makinave të Gjenevës.
Së fundi, një mënyrë e re për ta mbajtur biçikletën të sigurt dhe për ta monitoruar nëpërmjet telefonit. Pajisja e quajtur “Bisecu” është dizenjuar nga një grup inxhinierësh koreano-jugorë. Ajo montohet në rrotën e përparme dhe kyçet, ose hapet, nëpërmjet telefonit. Nëse biçikleta lëvizet, aktivizohet një alarm dhe pronari njoftohet me mesazh. Pajisja u prezantua këtë vit në Kongresin Botëror të Pajisjeve të Lëvizshme, dhe mendohet të hyjë në treg gjatë këtij viti.
Dhe nëse ju duhet të dërgoni një email të shpejtë, apo një mesazh pa shtypur gërmat, ju ndihmon “Senstone”. Është një varëse e vogël që mund ta mbani në qafë ose në kyç. Vetëm e prek dhe i flet. Aplikacioni i saj përkthen në çast fjalët e folura në fjalë të shkruara dhe i transmeton nëpërmjet mesazhit apo email-it. Projekti u financua nga një fushatë mbledhje fondesh dhe ekipi ideues ukrainas shpreson ta hedhë në treg pajisjen në muajin korrik./gazetametro.net