Një shpikje suedeze në teknologji mund t’i mundësojë njeriut të kuptojë bisedat që delfinët zhvillojnë me njëri-tjetrin, e poashtu t’i mundësojë njeriut të flasë me delfinët.
Është përdorur inteligjenca artificiale që të provohet nëse një bisedë e tillë do mund të realizohet me të vërtetë.
Kompania teknologjike e gjuhëve e quajtur Gavagai ka grumbulluar një numër të hulumtuesve nga instituti suedez i teknologjisë në përpjekjen e tyre për ta përdorur gjuhën e inteligjencës artificiale që të kuptohet se çka po flasin delfinët, kur komunikojnë në mes vete.
Njëri nga hulumtuesit ka shpjeguar për mediat suedeze se çka do të thotë në fakt një gjë e tillë.
“Modelet teknologjike në vend të strukturës. Është pa mbikëqyrje, dhe vazhdimisht mëson vetvetiu, duke e vëzhguar përdorimin e gjuhëve të huaja, përafërsisht sikur njeriu. Teknologjia mbështetet në një hulumtim disa vjeçar”, thotë Lars Hamberg, përcjell gazetametro.net
Hulumtimi do të kryhet pas katër vitesh, duke punuar me delfinët e një parku suedez.
Ai shtoi se shpresojnë se do të bëhet i mundur komunikimi me delfinë dhe kuptimi i tyre si rezultat i kësaj.
Sipas tyre, ky komunikim nuk ka pse të ndalet këtu. Inteligjenca artificiale mund të provohet edhe në zogj apo në kafshët e tjera. /gazetametro.net