Meta është dënuar me 567 milionë dollarë nga një gjykatë amerikane për dështimet në mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që lidhen me platformat e saj online.
Gjykatësi Bryan Biedscheid e cilësoi kompaninë si një shqetësim publik, duke vlerësuar se shërbimet e saj kanë ndikuar negativisht te të miturit dhe i kanë ekspozuar ata ndaj përmbajtjeve të rrezikshme.
Me këtë vendim, detyrimi financiar i Metës në këtë proces arrin në 942 milionë dollarë, pasi më herët ishte shqiptuar edhe një gjobë tjetër prej 375 milionë dollarësh.
Rasti nisi pas padisë së autoriteteve të New Mexicos në vitin 2023, të cilat pretenduan se algoritmet e Instagramit dhe Facebook-ut i orientonin përdoruesit e rinj drejt materialeve të dëmshme.
Gjykata vendosi edhe masa shtesë për rritjen e sigurisë së të miturve në platforma, ndërsa Meta ka bërë të ditur se do ta kundërshtojë vendimin përmes ankesës.
Kompania, që zotëron Instagram, Facebook, WhatsApp dhe Threads, po përballet edhe me procese të tjera gjyqësore në SHBA lidhur me të njëjtën çështje.