Loading…

Telefoni i mençur ‘i kapi’ plumbin drejtuar izraelitit, i shpëton jetën

  • 21/03/2023 | 20:49

Telefoni i mençur ‘i kapi’ plumbin drejtuar izraelitit, i shpëton jetën

Një izraelit ishte plagosur disa herë në një incident me armë zjarri, por plaga më e rëndë do të ishte një nga e cila e shpëtoi telefoni i tij, transmeton Gazeta Metro.


Izraeliti që u trajtua me urgjencë rishtas kishte një histori të çuditshme me rastin e tij. Ai kur ishte pranuar e po trajtohej i ishte gjetur në xhep telefoni që kishte ndalur njërën prej predhave të armës së zjarrit.

Ajo plagë do të ishte shumë më serioze sikur të kishte depërtuar predha përmes telefonit. Pacienti ishte trajtuar për plagë tjera në pjesën e poshtme të trupit.

Nuk jepen detaje në raport për rrethanat e plagosjes apo hollësi rreth armës e predhës me të cilën është shtënë në drejtim të tij.

Viktima 37 vjeçare e sulmit që ishte qëllua disa herë po trajtohet dhe i ka mbijetuar plagëve nga incidenti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë