Loading…

Telefonia e Serbisë mbulonte 7 për qind të Kosovës, tash 25 për qind

  • 17/11/2016 | 10:57

Telefonia e Serbisë mbulonte 7 për qind të Kosovës, tash 25 për qind

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia “ka të drejtën që të tërheqë kodin telefonik për rajonin gjeografik që ua ka lënë në dispozicion për shërbim institucioneve të përkohshme të Kosovës”.

“Nëse Prishtina nuk respekton dispozitat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me punën e lirë e të papenguar të ‘Telekom Srbija’ ose me posedim të pasurisë, për çfarë është detyruar herën e parë, Serbia ka të drejtë të tërheqë numrin thirrës për rajonin gjeografik që ia ka vënë në dispozicion për shërbim institucioneve të përkohshme në Kosovë”, citon gazeta Politika e Beogradit të ketë thënë Gjuriq.

Ai mendon se pushteti i krahinës e ka njohur kompaninë shtetërore të telekomunikacionit serb si operator legal që tani, rrjetin e vet nga 7 për qind të territorit do ta zgjerojë në 25 për qind të territorit dhe kjo do t’iu mundësojë serbëve në jug të Ibrit që pas disa viteve, sërish, të kenë qasje në telefoninë fikse e mobile të “Telekom Srbija”, transmeton koha.net

Ai ka sqaruar se Serbia dhe Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikacion (ITU) si anëtar i tij, do të bëjë kërkesën për numrin thirrës dhe ai është numër i Serbisë.

Austria do të dërgojë letrën me të cilën njofton ITU-në se Beogradi e Prishtina kanë arritur marrëveshje për telekomunikacion dhe do ta njoftojë me përmbajtjen marrëveshjes.

“Serbia si titullare kërkon numrin dhe disponon numrin dhe ai do t’i jepet Kosovës* (me fusnotë) – Rezoluta 1244 e KS të KB-së”, ka theksuar Gjuriq.

Ai ka theksuar se Beogradi, për ta thirrur Prishtinën, edhe më tej, do ta formojë numrin 038 për telefoninë fikse dhe të gjithë numrat thirrës për krahinën do të tarifohen si të gjithë numrat tjerë ndërurbanë brenda Serbisë .

“Qytetarët nuk do ta formojnë numrin +383 kur të thërrasin nga cilido qytet i Serbisë. Tarifa kombëtare është unike për thirrjet në rrjetin fiks”, ka thënë Gjuriq.

 

 

 

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë