Loading…

Telekomi i jep goditjen e fundit Devollëve: Shkëputet kontrata me Z-Mobile

  • 24/06/2019 | 11:56

Telekomi i jep goditjen e fundit Devollëve: Shkëputet kontrata me Z-Mobile

Kryeshefi ekzekutivi i PTK’së, Bedri Istrefi ka bërë të ditur se kontrata 10 vjeçare me Kompaninë e Devollëve, Z-Mobile do të shkëputet, shkruan Gazeta Metro.


Kontrata e dëmshme e Telekomit me Z-Mobile sipas Istrefit, do të shkëputet shumë shpejt në momentin që një kompani amerikane do të vijë dhe ta bëjë ekspertizën në lidhje me këtë situatë që është krijuar.

Istrefi ka thënë para punëtorëve të Telekomit se Telekomi do ta shkëpus kontratën me Z-Mobile.

“Jemi ende në takim është duke u diskutuar se e kemi ftuar një kompani amerikane që të bëj një ekspertizë. Sot gjatë ditës kemi me njoftu edhe Z-Mobile që shkëputja e MSA vazhdon me 30 korrik ndërsa pjesa tjetër e ekspertizës financiare pasi që është duke u diskutuar në mbledhje por për shkak të pjesëmarrjes suaj erdha të ja jap këtë lajm për shkëputjen e kontratës, tha Istrefi.

Shumë punëtorë të Telekomit të Kosovës janë mbledhur para objektit kryesor dhe kanë protestuar në lidhje me kontratat e nënshkruara me Telekomit dhe Z-Mobile.

Ata një zëri janë shprehur për shkëputjen e kontratës me Z-Mobile, kompani kjo e familjes Devolli./gazetametro.net

Punëtorët e Telekomit duan shkëputjen e kontratës me Z-Mobile: Fol me zë, vjedh pa zë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë