Loading…
Telekomi ia dha 70 mijë euro vëllait të Agim Çekut për një antenë në kulm të shtëpisë
  • 25/04/2019 | 20:08

Telekomi ia dha 70 mijë euro vëllait të Agim Çekut për një antenë në kulm të shtëpisë

Një nga 550 antenat e Telekomit të vendosura në mbarë vendin, është edhe kjo në fshatin Qyshk të Pejës.

Ajo është e vendosur në shtëpinë e Fehim Çekut, vëlla i ish-kryeministrit Agim Çeku.

Në bazë të dokumenteve që posedon KTV-ja, për këtë antenë Telekomi ka paguar dhjetëra mijëra euro qira nga vitit 2010.

3.500 euro në atë vit, e në vitin 2018, ishin paguar 9.955 euro e 20 centë.

Në total, përfshirë edhe 2.035 euro e 20 centë të vitit 2019, shuma arrin në 72.413 euro e 90 centë.

Pagesat për qira të antenës – Fehim Çeku, Qyshk, Komuna e Pejës
2010 3.500 €
2011 3.000 €
2012 5.200 €
2013 9.600 €
2014 9.050 €
2015 9.649,50 €
2016 9.960 €
2017 10.464 €
2018 9.955,20 €
2019 2.035,20 €
_____________
Totali: 72.413,90 €

Fehim Çeku rezulton se jeton në Zvicër, e një gjë të tillë ia ka konfirmuar vëllai i tij, aktualisht zëvendësministër i Mbrojtjes, Agim Çeku.

Në një bisedë telefonike, Çeku tha të jetë në dijeni për antenën, por të mos ketë informata të mëtejme për të.

Më të fundit
...
  • 22/07/2019 | 00:02
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë