Loading…
Telekomi ka vetëm edhe 4 ditë afat, për t’ia shlyer borxhin Z-Mobile’it prej 25 milionë eurosh
  • 11/06/2019 | 19:43

Telekomi ka vetëm edhe 4 ditë afat, për t’ia shlyer borxhin Z-Mobile’it prej 25 milionë eurosh

Telekomit të Kosovës i kanë mbetur vetëm edhe katër ditë kohë për të shlyer borxhin prej më shumë se 25 milionë eurosh ndaj Z-Mobile.


Qeveria e Kosovës e as ministri i Zhvillimit Ekonomik nuk kanë kthyer përgjigje të martën nëse do t’i ndihmojnë financiarisht ndërmarrjes.

Por nga Telekomi i kanë thënë KTV-së se janë duke punuar intensivisht dhe se besojnë që brenda një kohe shumë të shkurtër do t’i kenë të gjitha modalitetet e përfunduara rreth kësaj çështjeje.

Sipas tyre, vendimi përfundimtar do të jetë transparent dhe publik.

“Komisionet e brendshme, me autorizim të bordit dhe menaxhmentit, janë duke shqyrtuar çdo formë, e cila do të ishte e përballueshme për Telekomin dhe konform një projeksioni më afatgjatë, duke analizuar gjendjen në të cilën gjendemi”, ka thënë zëdhënësi i Telekomit, Arsim Bilalli.

Nga Z-Mobile kanë thënë se po presin zgjidhjen brenda afatit kohor, i cili u caktua me marrëveshjen e arritur mes Telekomit dhe Z-Mobile, me ndërmjetësim të MZHE-së.

“Ne jemi duke e pritur zgjidhjen brenda afatit që vetë palët e kanë kërkuar. Ne dëshirojmë që edhe në këtë rast të potencojmë se nuk qëndron se Telekomi po kalon në vështirësi financiare, për shkak të kontratës me Z Mobile. Kjo është ndërtuar artificialisht për të fshehur shpenzimet e tjera”, është thënë në një përgjigje nga Z-Mobile.

Shlyerjen e borxhit prej afro 26 milionë eurove, kompania “Z-Mobile” po e kërkon nga Telekomi i Kosovës mbi bazën e vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit të vitit 2016.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë