Loading…

Telekomi serb, nga Veriu deri në Sharr

  • 18/11/2016 | 18:28

Telekomi serb, nga Veriu deri në Sharr
Në Bruksel sot, pas tre ditë bisedimesh, është konfirmuar se palët janë pajtuar për të gjitha detajet për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin midis Kosovës dhe Serbisë.
Brezovica, Shtërpca, Graçanica dhe Kllokoti tani do të kenë 3G dhe 4G

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se kjo është një epokë e re e Telekomit të Serbisë, si dhe kompania do të jetë në dispozicion në të gjithë territorin e Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën,  sipas tij vlera e tij në tërësi do të rriten.

Gjuriq thotë se ai ka arritur një marrëveshje të rëndësishme në frekuencat dhe caktimin e lokacioneve për transmetuesit e ri dhe stacioneve bazë të Telekomit të Serbisë, transmeton gazetametro.net

“Për herë të parë, pas shumë vitesh, praktikisht nga Horgoshi në malin Sharr kemi përfunduar sistemin tonë të telekomunikacionit. Tani ne do të jemi në gjendje për kapacitet të plotë në krahinën tonë jugore duke përdorur teknologjitë më të fundit”, ka thënë Gjuriq para gazetarëve në Bruksel.

Kjo do të thotë që mali Sharr, Brezovica, Shtërpca, Graçanica dhe Kllokoti tani do të kenë 3G dhe 4G dhe internetin super të shpejt.

Në të njëjtën kohë, ai ka konfirmuar se marrëveshjen në lidhje me pronën dhe transferimin e saj bëhet nga kompania e njëjtë e Telekomit të Serbisë.

U ra dakord, që të gjitha dokumentet të konfirmohen deri më 29 nëntor që atëherë edhe do të rritet kompania Telekomi i Serbisë në Kosovë.

Burimet ligjore do të ekzekutohen nga Regjistrimi në Kadastër në tërë pronën e paluajtshme të Telekomit të Kosovës.

“Unë them se jemi në rrugë të duhur për të përfunduar vendosjen e sistemit të telekomunikacionit tonë. Ne do të integrojmë sistemin e telekomunikacionit në të gjithë territorin e Telekomit të

Serbisë, kjo është një arritje shumë e rëndësishme”, ka thënë Gjuriq.

Ai thekson se çdo detaj i kësaj marrëveshje ishte i vështirë politikisht, por kjo marrëveshje është një e arritur dhe është një epokë e re e Telekomit të Serbisë në Kosovë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë