Loading…

‘Telenovela’ për president, Lushaku: Barra e dështimit bie mbi VV’në

  • 08/04/2026 | 16:24

‘Telenovela’ për president, Lushaku: Barra e dështimit bie mbi VV’në

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjaes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, theksoi se përgjegjësia për zgjidhjen e çështjes së presidentit i takon Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti me më shumë mbështetje elektorale, transmeton Gazeta Metro.


Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ajo u shpreh se është detyrë e partisë fituese të propozojë një rrugëdalje për këtë proces.

Sipas saj, kufijtë kohorë të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës janë të qartë dhe kërkojnë angazhim më të madh për të shmangur një proces të ri zgjedhor.

“Është tepër e rëndësishme që të gjithë ta kuptojmë që Gjykata Kushtetuese ka dhënë afate të qarta dhe për t’i menjanuar zgjedhjet duhet një zgjidhje për t’i dhënë vendit president. Bisedimet duhet të intesifikohen për të gjetur zgjidhje. Barra është e atyre që kanë numrin më të madh të votove. Rreziku është që të shkojmë në zgjedhje, por pa vullnetin e partisë së parë nuk mund t’I jepet zgjidhje kësaj çështjeje”, deklaroi ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë