Televizioni i shtëpisë së futbollit UEFA, ka zbarkuar në Kosovë për të realizuar një storie televizive për skuadrën e Ballkanit, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur klubi i Ballkanit me disa fotografi të publikuara në Facebook Story.
Në fotografi shihet Armend Thaqi dhe trajneri Ilir Daja. Gjithashtu gjatë seancës stërvitore shihet se televizioni i UEFA’s, po i xhironte ata.
Të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, Ballkani e pret Slavia Pragën, në ndeshjen e pestë të grupit. Ballkani i nevojitet fitorja, në mënyrë që të ëndërrojë kalimin e grupit. /gazetametro.net