Loading…
Temperatura deri në 40 gradë: Policia e këtij vendi guxon të heqë vetëm kapelën
  • 26/06/2019 | 15:34

Temperatura deri në 40 gradë: Policia e këtij vendi guxon të heqë vetëm kapelën

Pavarësisht temperaturave të larta në Evropë, që në disa vende po arrijnë deri në 40 gradë Celsius, policia e Berlinit duhet të veshin uniformën e plotë, përfshirë pantollat e gjatë, dhe u lejohet të heqin vetëm kapelën, transmeton Gazeta Metro.


“Uniforma mbetet e pandryshuar edhe në temperatura të larta”, theksoi zëdhënësi i policisë, Benjamin Jendro.

Sindikata e policisë kërkoi më shumë njësi kondicionimi në zyra dhe vuri në dukje se sistemet e disa prej automjeteve të policisë janë të vjetruara.

Privilegji “Hitzefrei”, thënë ndryshe ”jo vapë” u jepet vetëm nxënësve dhe disa lloj profesioneve, që dërgohen në shtëpi kur moti është shumë i nxehtë, por ky privilegj nuk vlen për policinë.

“Zyrtarët duhet të jenë në detyrë në çdo lloj moti”, tha Jendro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë