Loading…

Temperatura të larta sot dhe nesër, ekspertët kanë një këshillë për kosovarët

  • 29/06/2022 | 07:48

Temperatura të larta sot dhe nesër, ekspertët kanë një këshillë për kosovarët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këshillon t’i shmangeni kontaktit direkt të rrezeve të diellit dhe aktiviteteve fizike sot dhe nesër, pasi parashikohet mot shumë i nxehtë.


IHMK njoftoi të martën për temperatura deri në 34 gradë Celsius gjatë së mërkurës dhe së enjtes.

“Moti për dy ditë, 29-30.06.2022. Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.”, thuhet tutje në njoftimin e Institutit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë