Loading…

Temperaturat e larta në Kosovë, IKSHPK del me rekomandime për qytetarët

  • 28/08/2026 | 15:30

Temperaturat e larta në Kosovë, IKSHPK del me rekomandime për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me një sërë këshillash për qytetarët, duke u bërë thirrje të tregojnë kujdes gjatë ditëve me temperatura të larta dhe ekspozim të shtuar ndaj rrezatimit ultraviolet, transmeton Gazeta Metro.


Instituti rekomandon që gjatë pjesës më të nxehtë të ditës të reduktohet qëndrimi në ambiente të hapura dhe të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht rreth mesditës.

Për mbrojtje shtesë, qytetarëve u sugjerohet të përdorin mjete që kufizojnë ndikimin e rrezeve të diellit, përfshirë kapelat, syzet e diellit dhe kremrat me faktor mbrojtës të përshtatshëm ndaj rrezatimit UV.

IKSHPK theksoi edhe hidratimin. Qytetarët këshillohen të konsumojnë rregullisht ujë dhe të mos qëndrojnë për kohë të gjatë pa ushqim.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin këto masa gjatë periudhave të vapës, me qëllim shmangien e problemeve që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta dhe ekspozimi i tepërt ndaj diellit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë