Loading…

Temperaturat e larta vazhdojnë edhe të enjten

  • 05/08/2026 | 23:16

Temperaturat e larta vazhdojnë edhe të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites priten zhvillime të vranësirave konvektive me karakter lokal, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.


Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por në zonat ku do të ketë zhvillime konvektive pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C. Në zonat me të reshura, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, duke zbritur përkohësisht rreth vlerës 20°C.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë