Loading…

Ten Hag ua anulon ditën e pushimit lojtarëve pas performancës fëmijërore ndaj Brentford

  • 14/08/2022 | 14:37

Ten Hag ua anulon ditën e pushimit lojtarëve pas performancës fëmijërore ndaj Brentford

Manchester United pësoi dje humbjen e dytë radhazi këtë sezon pas një performance patetike në udhëtim. Brentford arriti që ta përfundonte ndeshjen brenda 35 minutave, duke shënuar plot 4 gola ndaj një United krejt të çrregulluar në mbrojtje. Ten Hag ka reaguar menjëherë pas rezultatit të tmerrshëm, që ai me të drejtë e quajti “bërllog”, shkruan Gazeta Metro.


Zakonisht lojtarët e kanë pushim ditën pas ndeshjeve, mirëpo kështu s’ka vepruar trajneri holandez sot. Ai ua anuloi ditën e pushimit lojtarëve të tij dhe i detyroi të mbanin një seancë stërvitore të paplanifikuar më herët.

Sipas gazetarit Paul Hirst, Ten Hag u “shfrye” ndaj lojtarëve pas performancës së djeshme dhe më pas i detyroi të shkonin në stërvitje.

Manchester United tashmë radhitet në vendin e fundit në tabelë dhe ka mundësi që të mbetet aty për një kohë.

Për ta bërë edhe më të zi startin e këtij sezoni, ekipi i Ten Hag e pret Liverpoolin javën tjetër në “Old Trafford”.

Është vështirë të thuhet se ka dritë në fund të tunelit për këtë klub, të paktën jo kur objektivat në merkaton e verës duken të jenë lojtarë si Adrien Rabiot e Alvaro Morata. Në anën tjetër, United ka pritur me muaj të tërë një përgjigje pozitive nga Barcelona dhe Frenkie de Jong, por kot./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë