Një person është arrestuar sot nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në Gjilan.
Policia raporton se rasti ka të bëjë me tenderin e shpallur nga komuna e Gjilanit për ndërtimin e palestrës së sporteve në fshatin Zhegër-Gjilan.
Hetimet policore janë zhvilluar nën dyshimin se kompania për mbikëqyrjen e punimeve, konkretisht pronari i saj M.J., (48), nga data 12.07.2017 deri më 03.12.2020, ka pranuar si punë të kryera punët në vlerë prej 66.000 euro, e që në fakt ato punë nuk ishin kryer duke e dëmtuar buxhetin e komunës dhe duke i sjellë kompanisë që kishte fituar tenderin fitimin 66.000 euro.
Personi i arrestuar është intervistuar në prezencën të avokatit dhe me aktvendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje 48 orë. /kp