Loading…

Tensione mes VV’së dhe LDK’së: Anulohet mbledhja e Qeverisë Kurti për shkak të taksës

  • 27/02/2020 | 15:22

Tensione mes VV’së dhe LDK’së: Anulohet mbledhja e Qeverisë Kurti për shkak të taksës

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, ka anuluar mbledhjen që e kishte paraparë ta mbante sot me ministrat, shkruan Gazeta Metro.

Mes dy partnerëve të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar mospajtimet dhe problemet e para.

Është taksa, problemi kryesor që ka lindur tani mes dy partive të koalicionit, për shkak të saj është anuluar mbledhja e qeverisë, ku pritet që nesër nga ora 12:00 të mbahet dhe të bëjnë shqyrtimin e heqjes së taksës dhe vendosjes së saj me reciprocitet ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

LVV është që të vendoset reciprocitet në vend të taksës duke mos i dëgjuar kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkaq LDK’ja ka vendosur që të hiqen të gjitha barrierat dhe masat ndaj Serbisë dhe të respektohen kërkesat nga Amerika.

Kujtojmë se qëndrim i kryeministrit Albin Kurtit është në kundërshtim të plotë me kërkesat e Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell ka qartësuar dhe kërkuar që të hiqet taksa pa u vendosur reciprociteti. Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, pas një takimi që dje ka pasur me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë