Loading…

Tensione në Mal të Zi:  BE dhe NATO nuk mund të qëndrojnë indiferente pasi Rusia do ta shfrytëzoj situatën

  • 03/05/2021 | 19:16

Tensione në Mal të Zi:  BE dhe NATO nuk mund të qëndrojnë indiferente pasi Rusia do ta shfrytëzoj situatën

Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe partitë pro-malazeze i ka zëvendësuar një koalicion i udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb, në përbërje të të cilit janë edhe Demokratët dhe lëvizja qytetare URA. Pakicat kanë qenë dhe mbeten me DPS-në për vite me radhë. Tani, problemi ekziston edhe midis shumicës që kontrollon qeverinë e parlamentin dhe presidentit të shtetit, Millo Gjukanoviq, i cili është edhe udhëheqës i DPS-së.


Tensionet e muajve të fundit në Mal të Zi mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, ndërsa incidentet me motive politike dhe nacionaliste janë thellësisht shqetësuese, thotë Kurt Bassuener, nga organizata ndërkombëtare Këshilli për Politikën e Demokratizimit.

Judy Dempsey, nga Qendra Carnegie Europe, thotë se tensionet dhe incidentet aktuale në Mal të Zi mund ta kthejnë këtë vend prapa në rrugën kah Bashkimi Evropian, gjë të cilën Rusia, “përmes strukturës qeverisëse në Mal të Zi, do ta shfrytëzojë”.

Tensionet në Mal të Zi janë intensifikuar qysh nga koha e zgjedhjeve parlamentare të gushtit, me të cilat, pas tri dekadash, është ndërruar edhe pushteti.

Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe partitë pro-malazeze i ka zëvendësuar një koalicion i udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb, në përbërje të të cilit janë edhe Demokratët dhe lëvizja qytetare URA.

Tensionet e rritura midis mbështetësve të opozitës pro-malazeze, të udhëhequr nga DPS-ja, dhe mbështetësve të Frontit Demokratik pro-serb kanë rezultuar vazhdimisht me konflikte, sulme ndaj ndërtesave fetare, mesazhe kërcënuese për pakicat, protesta dhe sulme ndaj gazetarëve.

Dempsey thotë për Radion Evropa e Lirë se bashkësia ndërkombëtare, sidomos NATO-ja, duhet të jetë më aktive me apelet, duke vënë në dukje se sa i nevojshëm është stabiliteti në Mal të Zi.

“Nuk ka kohë për indiferencën e NATO-s ose të Bashkimit Evropian. Duhet të përfshihen në mënyrë aktive. Ajo që po ndodh në Mal të Zi, mund të përhapet edhe në pjesën tjetër të rajonit. Rusia dhe Kina do të përfitonin dhe do ta inkurajonin këtë zhvillim”.

“Duke pasur parasysh historinë e ndërhyrjes ruse në rajon, një nga qëllimet e saj është të krijojë tensione etnike dhe fetare. Kur ato të përshkallëzohen, është vështirë të frenohen. Ky është një rrezik i madh”, thotë Dempsey.

Sipas saj, kjo do të nënkuptonte rrëfime të hapura për situata potencialisht të rrezikshme.

Dempsey thotë se të dyja organizatat, NATO-ja dhe BE-ja, duhet të emërojnë të dërguar të posaçëm në Mal të Zi, të cilët do të ndërmjetësonin.

Sipas Dempseyt, BE-ja nuk është veçanërisht e mirë në menaxhimin e krizave.

“BE, nëse është serioze në lidhje me integrimin e Malit të Zi, duhet të jetë më e zëshme dhe më praktike. Duhet të investojë në infrastrukturë, në arsim, në media. Mbi të gjitha, duhet të inkurajohet shoqëria civile në nivel lokal”. “Rusia do të vazhdojë t’i përdorë strukturat aktuale politike për të devijuar rrugën e Malit të Zi drejt BE-së. Sa i përket NATO-s, ajo duhet të jetë më aktive në terren, përmes stërvitjeve, komunikimit dhe përfshirjes më të afërt në institucione dhe shoqëri civile”, thotë Dempsey.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë