Loading…
Tensione në Shqipëri: Eskalon protesta, përplasje mes policisë dhe militantëve të PD’së
  • 20/06/2019 | 20:16

Tensione në Shqipëri: Eskalon protesta, përplasje mes policisë dhe militantëve të PD’së

Një situatë e paprecedentë po ndodh këtë të enjte në Shkodër, ku duket se qyteti është ndarë me “thikë”, shkruajnë mediat nga Shqipëria.

Vetëm një kordon i forcave speciale të policisë ndan protestën e opozitës nga mitingu që tashmë ka nisur dhe kryesohet nga Edi Rama.

Tensionet në protestën e opozitës, policia qëllon me spraj lotsjellës këdo që afrohet në mitingun e Ramës, e pëson dhe Voltana Ademi

Disa kordonë me forca speciale janë vendosur në rrugë për të ndaluar protestuesit t’i afrohen mitingut të Ramës. Protestesit kanë lëshuar gurë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës dhe spraj kundër atyre që kanë sulmuar. Situata duket mjaft e tensionuar.

Në tjetë moment tensioni është qëlluar me spraj nga policia në drejtim të protestuesve, ku është goditur dhe kryetarja e bashkisë, demokratja Voltana Ademi.

Klikoni KËTU për ta shikuar videon.

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë