Loading…

Tensionet në veri, Escobar viziton Brukselin për të diskutuar për situatën

  • 27/09/2021 | 10:07

Tensionet në veri, Escobar viziton Brukselin për të diskutuar për situatën

Sot, për ditën e tetë me radhë po vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare 1 dhe 31 të Kosovës me Serbinë, derisa serbët e manipuluar nga Serbia po vazhdojnë të protestojnë kundër vendimit aplikimin e reciprociteitit për trajtimin e targave, shkruan Gazeta Metro.


Përveç protestuesve, në këto pika kufitare në Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të qëndrojnë edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

Siç është raportuar ditët e fundit pavarësisht thirrjeve nga Bashkësia Ndërkombëtare një zgjidhje e kësaj bllokade nuk po shihet afër, derisa tensionet në atë pjesë të Kosovës vazhdojnë.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të arrijë në Brukel këtë javë për të diskutuar për situatën aktuale në veri.

Siç raportohet, Departamenti Amerikan i Shtetit ka mbështetur ofertën e BE’së që çështjet të adresohen në dialog në javën e ardhshme dhe u bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen përsëri hapur dhe seriozisht dhe sa më shpejtë.

Departamenti i Shtetit citohet të ketë thënë se: “Washingtoni po bën përpjekje të përbashkëta me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë, si dhe me partnerët e BE’së dhe NATO’s në mënyrë që situata e re të kapërcehet”. /gazetametro.net 

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë