Loading…

‘Tensionet në veri nuk mund të përshkallëzohen, kemi KFOR’in dhe Policinë’

  • 19/08/2022 | 20:57

‘Tensionet në veri nuk mund të përshkallëzohen, kemi KFOR’in dhe Policinë’

“Destabilizim të situatës së shkallës së gjerë në Veri të Kosovës nuk do të ketë, pasi ka forca të mjaftueshme të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, të cilat do ta kontrollojnë këtë gjendje”.


Kështu ka deklaruar njohësi i sigurisë Fadil Kajtazi, i cili ka qenë ka qenë i ftuar në RTV Dukagjini, ku është pyetur se a mund të ketë përshkallëzim të shkallës së gjerë të situatës në veri të Kosovë pas tensioneve të 31 korrikut dhe 1 gushtit në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se strukturat e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës të cilat e kontrollojnë këtë gjendje duhet të veprojnë në përputhje më ligjin, i cili iu garanton hapësirën dhe mjetet e nevojshme për të siguruar rend dhe siguri publike.

“Ajo çka duhet të theksojmë është se në strukturat e sigurisë së Kosovës në pjesën veriore, duhet të sillen në përputhje me ligjin i cili garanton hapësirë dhe mjete të nevojshme për të vepruar dhe siguruar rendin dhe sigurinë publike”, ka shtuar Kajtazi.

Sipas tij, legjitimiteti i vendimit për reciprocitet nuk duhet diskutohet pasi Kosova ka të drejtë të vendosë një reciprocitet për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë brenda Kosovës, dhe në Republikën e Serbisë.

Ndërsa, sipas një njoftimi për media KFOR-i ka njoftuar se ka rritur prezencën në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në veri.

Po ashtu, KFOR-i ka thënë se në mandatin që ka me rezolutën 1244 të vitit 1999, do të ofrojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë qytetarët e Kosovës, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 31 korrik, serbët lokalë në veri të vendit kishin vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak si revoltë ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për targa dhe dokumentet hyrje-dalje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë