Loading…

Tensionet në veri, s’pendohet Kurti: Vepruam mirë, me SHBA mund të kemi dallime në qasje

  • 04/06/2023 | 22:01

Tensionet në veri, s’pendohet Kurti: Vepruam mirë, me SHBA mund të kemi dallime në qasje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasdorët e vendeve të QUINT-it, mbi zhvillimet, specifikisht në çështjen e veriut.


”Sa i përket vlerave, qëllimeve, interesave, bindjeve, vizioneve ne nuk kemi absolutisht asnjë dallim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”.

Sipas Kurtit, dallime me partnerët kishin në qasje dhe në elementet taktike ‘të operacioneve’ që zhvilluan, transmeton klankosova.tv.

”Nganjëherë mund të ketë ndonjë dallim në qasje, nganjëherë mund të ketë ndonjë dallim në elemente taktike le të themi të operacioneve që zhvillojmë”.

Megjithatë, siç u shpreh për the geopost, Kurti nuk është penduar për veprimet.

”Pra, ishim në një situatë të vështirë, ku nuk kishim zgjidhje ideale, mirëpo megjithatë mendoj që kemi vepruar mirë dhe jemi shumë falënderues për gjithë ndihmën dhe mbështetjen që na e kanë dhënë dhe po na e japin [ndërkombëtarët]”.

Ai dha detaje edhe se si rrodhi procesi dhe cili ishte raporti me QUINT-in, për çështjen e veriut derisa shpërthyen tensionet.

”Natyrisht që kur u njoh procesi zgjedhor të cilin e patëm shtyrë për katër muaj në katër komunat në vëri, kur u njoh rezultati, kur u njoh rezultati, kur u njoh  betimi ne nuk kishim tjetër zgjidhje përveçse kryetarët të fillojnë punën në vendin e tyre”.

”Nëse kryetarët do të fillonin punën nëpër shtëpi private ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale”.

I pari i qeverisë tha se Kosova nuk mund t’u bëjë struktura paralele, strukturave paralele

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë