Loading…

Tensionet në veri, Vucic: S’ka pasur kurrë krizë më të madhe, sonte mbledhim Këshillin e Sigurisë

  • 26/05/2023 | 21:17

Tensionet në veri, Vucic: S’ka pasur kurrë krizë më të madhe, sonte mbledhim Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur krizë më të madhe dhe më të rendë në atë pjesë të vendit.


Këto Vuçiq i ka thënë gjatë një mitingu në Beograd, duke bërë të ditur se pasi të mbarojë ky tubim do të mbilet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

“Sikur me dashje prisnin që njerëzit nga veriu i Kosovës të vinin në Beograd, u sulmuan ndërtesat komunale, dhe përfaqësuesit e QUINT-it heshtën për të gjitha këto, dhe tani po e dënojnë, kur shqiptarët kanë mbaruar punë. Nuk kemi pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë. Sapo të përfundojë ky tubim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të biseduar për atë që do të ndodhë në Kosovë dhe kam frikë që do të ndodhin shumë gjëra të këqija sepse e dimë me kë kemi të bëjmë”, ka thënë Vuçiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë