Loading…

Tensionohet situata në kufirin Bjellorusi – Poloni

  • 16/11/2021 | 23:20

Tensionohet situata në kufirin Bjellorusi – Poloni

Tensionet që janë krijuar përgjatë kufirit mes Polonisë dhe Bjellorusisë për javë të tëra, vazhduan me dhunë edhe të martën. Rojet kufitare polake përdorën topa uji kundër emigrantëve  në anën e kufirit bjellorus. Varshava thotë se njerëzit ishin të armatosur me granata gazi të furnizuara nga Bjellorusia, të cilat i hodhën në drejtim të rojeve polakë.


Niccolo Figà-Talamanca, sekretar i Përgjithshëm në një organizatë jofitimprurëse ”Jo Paqe Pa Drejtësi”, shpjegoi se ajo që po bën Polonia është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Figà-Talamanca po ashtu ka thënë se “Polonia muajin e kaluar ka miratuar legjislacionin që lejon që migrantët të shtyhen në kufi. Pra, nga pikëpamja polake, nga këndvështrimi ligjor polak, autoritetet po i binden ligjit polak. Por ligji polak është thjesht i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Konventa e refugjatëve është e qartë.”

Të martën, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është i shqetësuar për situatën në Bjellorusi, por ai gjithashtu tha se qëndron në qëndrimet e NATO-s në solidaritet me Poloninë dhe aleatët e tjerë të prekur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë