Në mbrëmje para pak minutash, një tentim vrasje është kryer ndaj drejtorit të ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, Bekim Krasniqi, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i Agrokosova Holdin në Suharekë ,ka informuar se ka gjuajtje me armë. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, Patrullat kanë kontaktuar me ankuesi Bekim Krasniqi i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtëne dhe me çka është shtëne. Patrullat kanë patrulluar në atë lokacion por deri më tani nuk kane hasur në diçka të dyshimtë”, ka thënë Gashi për Metron.
Tutje ai ka thënë se patrullat së bashku me njësit tjera ende janë në atë lokacion.
Ndërkaq në prill, Bekim Krasniqi ishte kërcënuar në zyrën e tij nga disa të dyshuar, të cilët e kanë uzurpuar pronën, që i përket kësaj kompanie. /gazetametro.net