Është dërguar në mbajtje i dyshuari i dytë lidhur me rastin vrasje e rëndë në tentativë që ka ndodhur me datën 10.03.2023 në fshatin Baincë të Drenasit, transmeton Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.
Siç thuhet kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, mashkull 19 vjeç, mbrëmë të paraqitet në polici.
”Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftim.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të PK’së. /gazetametro.net