Loading…

Tentim vrasje ndaj një personi në Gjilan

  • 05/03/2019 | 10:30

Tentim vrasje ndaj një personi në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentim vrasje ndaj një personi ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, transmeton Gazeta Metro.


Në rrethana të panjohura dhe nga persona të panjohura, viktima mashkull shqiptar / shtetas i Serbisë është plagosur në lagjen ‘Kodra e Dëshmorëve’ në Gjilan.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas është dërguar edhe në QKUK, transmeton Gazeta Metro.

Policia ka treguar se rasti po hetohet dhe gjitha njësitet relevante po merren me të.

“Pas informatave për të shtëna me armë zjarri, policia në vendin e ngjarjes ka takuar një person viktimën mashkull shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili në rrethana të panjohura ishte i qëlluar me amë zjarri në pjesën e abdomenit nga të dyshuar gjithashtu të panjohur. Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë