Në rrugën “Ramë Thaqi” në Deçan, dje në orën 20:10, Policia e Kosovës raporton të ketë ndodhur një rast “tentim vrasje”.
“Raportohet se i dyshuari mashkull k-Shqiptar për motive të panjohura ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K-Shqiptar i cili ka pësuar lëndime në dy këmbët dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka bërë me dije Policia.
Në vend-ngjarje mësohet të jetë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të cal 7.62 mm.
Ndërkaq në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitë përkatëse, kurse i dyshuari gjendet në arrati. /gazetametro.net